fbpx

Ekzekutimi i 71-vjeçarit, fqinjët rrëfejnë detaje të pathëna: E zhdapte gruan, vajza bërtiste…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi Elbasanin ditën e djeshme.

E para që shkoi në polici për ta denoncuar rastin ishte bashkëshortja e 71-vjeçarit.

Më pas, në orë të para të mëngjesit janë parë familjarë dhe të afërm të viktimës.

Siç raportoi gazetarja, bashkëshortja ka pohuar se do të kërkojë drejtësi për të ndjerin. Po ashtu, mësohet se ajo është liruar nga policia, ndërsa trupi është tërhequr nga ana e familjarëve.

Ndërkohë banorë të pallatit kanë treguar se në minutat e para ka qëlluar në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa janë shprehur së viktima ishte njeri problematik.

Ajo që bie në sy është se pjesa më e madhe e tyre rrëfejnë se Lefteri e keqtrajtonte bashkëshorten.

“Shumë problematik ishte. Problematik me njerëzit te pallati. Me të shoqen, ziheshin, griheshin, e zhdapte gruan në dajak. Shumë i keq. Për gocen nuk e di a ka qenë e dhunuar. Zihej me pallatin të gjithë. E gjet nga e vetja ai. Ta mbajmë mend çfarë kemi heq.”, shprehet një nga fqinjët për ABCnews.

Kurse një tjetër fqinje, u shpreh se 71-vjeçari përpara se të ngjarja të përshkallëzonte ishte duke bërë sherr me të shoqen.

“Goca bërtiste. Pastaj iku gruaja iku, shkoi në polici.”