fbpx

Ekzekutimi i bosit të mafies në Greqi…në 5 sekonda!

funerali-ok.jpg

Gazeta greke “Kathimerini” ka publikuar pamjet e vrasjes së John Macris, bosit australian të mafies që jetonte në Greqi, i cili është ekzekutuar vetëm në 5 sekonda. Atentatori ende nuk është zbuluar, por mediat kanë hedhur dyshime se mund të kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë me origjinë shqiptare.

Skema e krimit

Një person i maskuar iu afrua makinës Smart ku ndodhej gangsteri australian, i ulur në sediljen e shoferit. Vrasësi, i cili mbante një kapele të zezë, xhaketë sportive, pantallona e këpucë të zeza, iu afrua nga dritarja e pasagjerit dhe qëlloi disa herë me pistoletë.

46-vjeçari arriti të dilte menjëherë nga makina dhe tentoi të largohej. Por ekzekutuesi e ndoqi dhe e qëlloi sërish nga një distancë rreth gjysmë metri duke i shkaktuar vdekjen. John Macris u gjet i pajetë i shtrirë në trotuar.

46-vjeçari John Macris ishte një australian i cili prej 7 vitesh jetonte në Greqi. Në vendin e tij ai ishte person me precedent penal i përfshirë në disa veprimtari kriminale, ndërsa në shtetin grek rezultonte person i pastër.

Dy ditë më parë shtypi australian raportoi se Macris mund të jetë ekzekutuar nga vrasës shqiptarë me pagesë. Edhe pse skena e krimit është filmuar nga kamerat e sigurisë së rezidencës ku jetonte 46-vjeçari, fytyra e vrasësit nuk duket qartësisht për të përcaktuar identitetin e tij.

‘The Sydney Morning Herald’ raporton se vrasja e John Macris mund të ketë ardhur pas një përplasje të përgjakshme mes bandave që ka sjellë edhe gjashtë vrasje të tjera në Athinë nga fillimi i këtij viti.

Macris mbante një profil të ulët në Greqi dhe u bë i njohur vetëm pas mbulimit mediaik, kur u martua me reality-starin dhe modelen ukrainase Viktoria Karynda në ishullin e Mikonos

Momente gjate funeralit, bashkeshortja e te ndjerit

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *