fbpx

Ekzekutimi i Kastriot Reçit, policia del me njoftimin urgjent

80802993_10218767635653780_394550444728254464_o.jpg

Policia ka dhënë informacionin paraprak për vrasjen e 47-vjeçarit, Kastriot Reçi.

Njoftimi paraprak:

Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rrëshen,  Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Kastriot Reçi, 47 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë,  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303