Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua ditën e djeshme, ku u gjet i pajetë në një makinë tip “Fiat” 25 vjeçari Xhuljano Bullari.
Bullari u gjet i vrarë në Vlorë me 3 plumba, 1 në kokë dhe 2 të trup. Në lidhje me ngjarje e rëndë dyshohet se 25 vjeçari është qëlluar për vdekje nga pasagjeri.
Burime për media bëjnë me dije se deri më tani Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat 10 persona, të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen. Nuk dihen ende shkaku që ka cuar në këtë ngjarje të rëndë.
Kujtojmë që i riu nga Elbasani u gjet i vdekur në makinë. Makina Fiat Punto me targa TR 3437 R, i përket një gruaje, e cila tashmë është identifikuar nga Policia dhe do të merret në pyetje, nëse ka dijeni për viktimën dhe shkaqet që kanë çuar në ekzekutimin e tij.