Ekzekutohet administratori i Kotës në Selenicë

viktima-1.jpg

Vritet administratori i Njësisë Admistrative Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo.

63-vjeçari raportohet se është vrarë me çifte.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga raportimet e para dyshohet për një konflikt të mëparshëm mes autorit dhe viktimës.

Autori Admir Delaj, rreth 43 vjeç pasi ka qëlluar për vdekje me çifte 64-vjeçarin është larguar por është kapur nga policia në shtëpinë e tij.

Njoftimi i policisë

Më datë 09.11.2018, rreth orës 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë .

Policia ka mbritur menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D, rreth 43 vjeç nga fshati Gumenicë.

 

scroll to top