Ekzekutohet i riu me 8 plumba, ja si e zunë pritë autorët, zbulohet ku ishin fshehur

policia-rruge-1-2.jpg

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dukat, në afërsi të Orikumit. Disa detaje të reja janë zbuluar së fundmi nga atentati ndaj Benjamin Boshanit, i cili u ekzekutua me 8 plumba në trup.

Balkanweb bën me dije se autorët i kanë zënë pritë të riut dhe ishin të sigurt që do të kalonte në atë rrugë. Ata madje janë fshehur pas pemëve për të vënë në zbatim planin e tyre.

Theksohet se gjithsej autorët kanë derdhur 15 plumba kallashnikovi në drejtim të viktimës, ku vetëm 8 prej tyre e kanë prekur atë duke e lënë të vdekur menjëherë.

Deri më tani policia ka shoqëruar 7 persona të dyshuar për ngjarjen, ndërsa ende nuk dihet cilët janë autorët.

scroll to top