fbpx

Ekzekutohet në prag të shtëpisë shqiptari në Islandë, la gruan shtatzënë dhe një fëmijë

vrasje.jpg

Një shqiptar është ekzekutuar me armë në Islandë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, ku shqiptari u qëllua jashtë shtëpisë së tij në Reykjavík.

Identiteti i viktimës nuk publikohet nga mediat islandeze, ndërsa theksohet se la një grua shtatzënë dhe një fëmijë të vogël.

Po sipas medieve, vrasja lidhet me konfliktet në botën e krimit, prishje pazaresh.

Për vrasjen janë arrestuar tre persona deri tani. Të arrestuarit janë një Islandez dhe dy të huaj, ndërsa një i katërt që ndodhet në paraburgim dyshohet se ka lidhje me vrasjen.

Tre personat u prangosën në një shtëpi, të cilën Njësia e Forcave Speciale e rrethoi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303