fbpx

Elbasan/ Arrestohet 36-vjeçari, kanosi dhe kërcënoi drejtorin e Urgjencës

Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme një 36-vjeçar. Ky pasi ka kanosur dhe ka kërcënuar paraditen e sotme drejtorin e Urgjencës Spitalore.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e Urgjencës së Spitalit Elbasan, rreth orës 10:00 paradite.

Nuk dihen ende arsyet që çuan 36-vjeçarin , që të kanoste drejtorin e Urgjencës me iniciale E.M., brenda ambientet të punës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme, ndërkohe qe i riu akuzohet per vepren penale “Kanosja”.