fbpx

Elbasan/ Kasapi 62-vjeçar doli pozitiv me COVID-19, dalin përgjigjet e analizave të familjarëve

Një kasap 62-vjeçar në Elbasan ka rezultuar pozitiv me koronavirus, i cili ndodhej në punë para 4 ditësh. Ai kishte pasur simptoma, por kishte menduar se ishte thjesht një grip i lehtë.

Mirëpo, analizave i janë nënshtruar edhe familjarët e tij. Mësohet se vetëm bashkëshortja e tij është infektuar.

Tanimë numri i të prekurve në Elbasan ka shkuar në 10. Familjarët, edhe pse kanë rezultuar negativë, do të qendrojnë të izoluar në banesë, në pritje të testit të dytë i cili bëhet për konfirmimin e plotë të përgjigjeve.