Një person është plagosur nga tre të rinj me kapele mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku 21-vjeçarit i kanë ngulur thikën.
I plagosuri është shtetasi E.C 21 vjeç dhe autorët janë larguar. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit.
Gjendja shëndetësore e tij nuk dihet ende, ndërsa Policia ka nisur hetimet për rastin.
Advertisement