Elbasan/ Shpërdorim detyre dhe zbulim i të dhënave sekrete, pezullohen 4 policë

policia-elbasan-678x450.jpg

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Elbasan, ka pezulluar katër punonjës policie për ekspozimin e arsenalit të armëve në qytetin e Elbasanit.

SHÇBA Elbasan ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Elbasanit dhe vendosi masat e sigurisë ‘Pezullim i ushtrimit të detyrës, në mungesë’, si persona të dyshuar për veprat penale të parashikuar nga nenet 248 dhe 259/a/3 të Kodit Penal për ta.

B.S., 50 vjeç, A.XH., 45 vjeç, E.GJ., 41 vjeç dhe E.H., 40 vjeç janë akuzuar për shpërdorim detyre dhe zbulim të të dhënave sekrete.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303