Elbasan, treni merr përpara makinën

Treni i linjës Kashar-Elbasan ka marrë përpara një makinë paraditen e së mërkurës, në një aksident që ka ndodhur në fshatin Bradashesh të Elbasanit.

Treni që lëvizte drejt Elbasanit ka përplasur një mjet Opel, me drejtues shtetasin me iniciale E. C., banues në Tiranë. Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili u transportua në spital.

Mashinisti i trenit dhe ndihmësi i tij janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Lër një koment