fbpx

Elbasani në pritje të Bale, “braktiset” Kombëtarja

Screenshot_2-18.png

Pas humbjes së thellë në Ligën e Kombeve me Skocinë në shifrat e thella 0-4, sot në mbrëmje duke nisur nga ora 20:00,“kuqezinjtë” zbresin sërish në fushë në “Elbasan Arena” për të luajtur miqësoren me Kombëtaren e Gareth Bale, Uellsin.

Interesi i uellsianëve është shumë i lartë për të ndjekur skuadrën e zemrës.

Për këtë, në Elbasan kanë mbërritur 20 autobuzë me tifozë në qendër të qytetit, të cilët duan të ndjekin ekipin kombëtar.

Por ajo që bie në sy është fakti se tifozëria shqiptare nuk ka shprehur interes për të ndjekur kombëtaren, teksa sot janë rezervuar vetëm 3000 mijë vende deri në orën 14:00.

Kjo ndoshta e ndikuar edhe për shkak të kushteve atmosferike, të cilat janë prezentë me reshje shiu.

Gjithsesi në orët në vijim mund të rritet numri i tifozëve, por deri në këto çaste atmosfera mbetet disi e vakët.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *