fbpx

Elbasani, territori i Damian Gjiknurit? Reagon direkt numri 2 i PS: Mos më bëni pyetje të tilla

Gjiknuri-600x450.jpeg

Numri dy i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri tha se emigracioni është sfida e shumë vendeve. Në ceremoninë për festën e Pavarësisë së Elbasanit, Gjiknuri u pyet nëse Ismail Qemali do të ishte krenar 109 vite më pas për këtë Shqipëri që çdo ditë e më shumë po braktiset kryesisht nga të rinjtë, ai tha se historia di ta dallojë qartë tradhtarin, teksa sa i përket emigracionit theksoi se është një fenomen normal që do të vijojë të jetë sfida e shumë vendeve.

“Këtë pyetje duhet t’ia bëni dikujt tjetër pas 109 vitesh. Të gjykosh historinë në kontekstin e ditës është shumë e vështirë. Historia do të dallojë qartë tradhtarin. Emigracioni është një fenomen në të gjitha vendet e Lindjes dhe Shqipëria. Ne po bëjmë gjithçka që Shqipëria të jetë më e mirë, por emigracioni në kufij të hapur është një fenomen normal i cili do të vazhdojë dhe sfida e shumë vendeve”, tha Gjiknuri.

Ai u pyet dhe për ish-sekretarin e përgjithshëm të PS-së që drejtonte qarkun e Elbasanit para tij, Taulant Ballën, nëse mungesa e tij për herë të parë ishte një mesazh që nuk ka më punë me Elbasanin dhe që ky është territori i Gjiknurit, teksa tha se duhet t’i drejtohen vetë deputetit të PS.

“Pyeteni zotin Balla për këtë, mos më bëni pyetje të tilla”, tha sekretari i përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303