fbpx

Eleni Foureira bën testin e origjinës, tronditës rezultati

AP18128747116975-760x481.jpg

Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare që emigroi nga Fieri drejt Greqisë në moshë të vogël është mjaft e komentuar së fundmi.

Ajo ka pranuar publikisht origjinën shqiptare kur ishte mjaftueshëm e famshme.

Ajo vitin e shkuar ka përfaqësuar Qipron në Eurosong ku dhe u rendit e dyta.

Ndërsa këtë vit Eleni ishte e ftuara speciale e Eurosong 2019 në Izrael.

Gjatë qëndrimit në Izrael  ajo bëri testin e Heritage, për të mësuar detajet e origjinës etnike dhe racore.

Rezultatet ishin shokuese edhe për vetë këngëtaren.

Menaxheri i kompanisë Heritage, që është sponsor i Eurovizion, tha se Eleni Foureira ka 68.9% origjinë greke.

Ndërsa një pjesë tjetër e ka nga Jugu i Italisë.

“Italiane? Nuk e kisha idenë! Jam pothuajse 70% greke? Unë nuk jam greke, unë jam rritur në Greqi, por ndihem greke. Nga Italia Jugore? Nuk di çfarë të them…”, ka thënë këngëtarja Foureira pasi mësoi rezultatet e testit të Heritage.

Eleni priste që rreth 50% e origjinës të ishte nga Ballkani, por kjo shifër ishte vetëm 29.8%.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303