fbpx

Elida i pranon të gjitha: Po, kam shkuar me Benin

fotsssso-vajza-2-770x433.jpg

Në një dëshmi të dytë që dha te grupi hetimor që po investigon vrasjen e Arben Gjecit, dëshmitarja Elida C. ka pohuar se me të ndjerin kishte pasur një raport seksual i cili u pasua nga ngjarja e rëndë.

Vajza nga Zall Bastari pranë Tiranës, e pranoi lidhjen e fshehtë që kishte pasur me Gjecin, që në fakt ishte një lidhje jashtë martese, pasi Elida ishte e martuar me Dëfrim K.

Elida ka thënë para hetuesve se fillimisht nuk e kishte pranuar që kishte pasur lidhje intime me Arbenin, pasi ishte e frikësuar.

Kurse në dëshminë e dytë ka vendosur ta tregojë, pasi siç tha ajo, nuk ka se çfarë trë fshehë më.

“Nuk e pranova që kisha lidhje me Arben Gjecin në fillim pasi isha e frikësuar. Tani nuk kam çfarë fsheh më. Kam patur një lidhje të fshehtë me Arbenin, lidhje që kishte filluar disa muaj më parë.

Ai më ngacmonte, fillimisht unë e refuzova, por më pas nisëm të komunikonim në telefon derisa u lidhëm. Jemi takuar shpesh në një dhomë pranë shtëpisë së vjehrrit. Ai aty vinte dhe më pas ikte. E kishim lënë për t’u takuar edhe ditën e enjte (para datës 24 janar 2019 kur ndodhi vrasja, shënim i redaksisë). Fillimisht i thashë Arbenit e lëmë për ditë tjetër, por ai tha ‘jo, sot’. Vjehrri dhe vjehrra ishin në shtëpi, por dhoma që kemi shtuar është e veçuar. Aty e takova”.

Elida ka pranuar edhe se vëllai i saj Esati kreu vrasjen e të dashurit.

“Burri ishte në lokal, kishte më shumë se një orë që kishte dalë. Atë ditë kisha frikë se mos më vinte burri, por Arbeni më tha që e pa duke pirë në lokal. Kryem marrëdhënie seksuale dhe kur po iknim, erdhi vëllai im Esati. Ai e qëlloi Arbenin me një levë hekuri disa herë”.

Në dëshminë e saj që publikoi sot gazeta Mapo, Elida tregon edhe planin me të shoqin për të fshehur krimin: “Esati u largua dhe telefonova burrin, Dëfrimin. I thashë që dikush ka qëlluar Arbenin. Kur erdhi burri, tha që s’duhet ta marrë vesh njeri dhe bëmë planin dhe gjakun e mbuluam me bar, ndërsa trupin e Arbenit e zhvendosën ata në rrugë”.

Në dëshmi, Elida përfundon me pohimin: “Jam shumë e tronditur. E di që është faji im për gjithçka. Lidhjen me Arbenin e kam filluar në nxitim e sipër. Fillimisht më pëlqente fshehtësia e lidhjes dhe nuk shkëputesha dot më. Takohesha në darkë sa herë që vjehrri dhe vjehrra binim në gjumë dhe burri shkonte për të pirë. Kërkoj falje”.

Ndërkohë Esat C., në dëshminë e dytë pranoi krimin dhe tha se Arben Gjeci para se të takohej me motrën, po pinte kafe me burrin e saj, Dëfrimin.

Esat C.: “Dyshoja që Arbeni ngacmonte ose nusen time ose motrën. E ruaja prej tre ditësh. Ditën e enjte e kam ruajtur që në mëngjes. Arben Gjeci ishte në kafe bashkë me kunatin tim, Dëfrimin dhe më pas u ndanë.

E pashë kur u afrua te shtëpia e motrës. Fillimisht nuk dija ç’të bëja. Pasi i pashë të dy, bota m’u errësua. Isha shumë rëndë. Gjeta një levë dhe kur hyra brenda, motra me Arbenin ishin gjysmë të zhveshur. Nuk durova dot, e godita disa herë me levë.

Më pas u tremba dhe s’dija ç’të bëja. E pashë me gjak dhe bashkë me motrën kishim hall nga fjalët e fshatit. Menjëherë vendosëm që trupin ta nxirrnim në rrugë dhe të hapnim fjalën që ishte rrëzuar nga një lartësi. Më pas ika në shtëpi dhe isha shumë i trembur.

Ndërkohë burri i Elida C., Dëfrimi, është shprehur se “kur më tha Elida që të kam tradhëtuar”, iu konfirmuan dyshimet. Ai thotë se kishte hallin e prindërve dhe fjalët e fshatit prandaj organizuan skenarin që Arbeni ishte rrëzuar në rrugë”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303