Eliminimi i Partizanit mërzit edhe drejtuesit e Tiranës, ja arsyeja…

Që drejtuesit e klubit të Tiranës të mërziten për eliminimin rivalëve të urryer të Partizanit nga Kupa e Shqipërisë kjo nuk ishte imagjinuar ndonjëherë por ja që është e vërtetë.

Nëse Partizani do të kalonte Besëlidhjen atëherë në çerekfinalet e kompeticionit do të përballej me Tiranën në një përballje me ndeshje vajtje-ardhje që do ta çonte në 6 numrin e sfidave derbi në këtë sezon. Klubet do të shfrytëzonin sërish stadiumin e ri “Air Albania” për të zhvilluar këto dy takime derbi që do të sillnin të ardhura të mëdha klubit bardheblu.

Përveç prestigjit që ka kjo sfidë, paratë janë arsyeja kryesore që drejtuesit bardheblu janë mërzitur nga eliminimi i Partizanit nga Kupa e Shqipërisë.