Eliminohen shqiptarët, mbetet vetëm Partizani

Ashtu siç edhe pritej të katra klubet shqiptare në kupat e Evropës kanë dështuar. I vetmi ekip që edhe pse është eliminuar në Champions League vazhdon aventurën në Europa League është Partizani.  Kukësi e Laçi dhe Teuta janë eliminuar sot në Europa League.

Durrsakët gjetën përballë letonezët e Ventspilsit, një skuadër lehtësisht e kalueshme, por që ashtu si një vit më parë kur eliminoi Luftëtarin në mënyrë të befasishme, bëri të njëjtën gjë edhe këtë sezon, përballë Teutës.

Të njëjtin fat pati edhe Kukësi, që dhuroi një paraqitje mjaft të mirë një javë më parë në Hungari, përballë një rivali emërmadh si Debreceni, por në fund pa të humbiste me rezultatin e thellë 3-0.

Ndërkohë që sot në “Elbasan Arena” barazuan me rezultatin 1-1.

Përfaqësim dinjitoz dhe përtej pritshmërive bëri laçi përballë izraelitëve të Hapoel Be’er Shevas, një skuadër me mjaft eksperiencë në kupat europiane dhe me një buxhet shumë të lartë në dispozicion.