fbpx

Elina Xhengo, shqiptarja që po nderon Greqinë

xhengo-2.jpg

Në mes të kësaj klime po spikat një emër: Elina Xhengo, adoleshentja që po befason të gjithë në hedhjen e shtizës në atletikë.

Është vetëm 16 vjeç, por rezultatet e saj janë mbresëlënëse.

Për më tepër, Elina Xhengo është një atlete shqiptare që jeton në Greqi, e që garon me flamurin e këtij shteti në hedhjen e shtizës.

Ajo është shpallur si atletja europiane më e mirë për muajin tetor, nga votimi i bërë në 3 platformat më të rëndësishme të rrjeteve sociale: Facebook, Tëitter dhe Instagram.

16-vjeçarja greko-shqiptare fitoi 3.470 vota, duke lënë pas ukrainasen Yaroslava Mahucik, si dhe bullgaren Aleksandra Nacheva.

Elina Xhengo, pas zhgënjimit të pësuar në kampionatin europian të atletikës për kategorinë U18, arriti të rimarrë veten dhe shkëlqeu në Lojërat Olimpike Rinore të zhvilluara në Buenos Aires, në hedhjen e shtizës, garë ku ajo vendosi edhe një rekord duke realizuar hedhjen e shtizës për 63.34 metra për t’u bërë shqiptarja, që në shkallën më të lartë të podiumit ngriti flamurin e vendit fqinj, atë grek.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *