TË FUNDIT

Elisa Spiropali publikon pamjet e rralla dhe jep mesazhin: Diferenca është e madhe, ja ç’ndodh kur qeverisim ne

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, me anë të një video të publikuar në rrjetin social Facebook, thekson se Kavaja është kthyer në një megakantier ndërtimi.

Mesazhi i Spiropali:

Kavajë | Me ritëm vazhdojnë investimet madhore, si dhe çdo zotim i përkthyer në punë, duke e kthyer Kavajën në një mega kantier #NDËRTIMI.

✅12 shkolla me standardet më të mira dhe kushte moderne do të rindërtohen nga e para në Kavajë.

✅Vijon pandalur puna edhe për ndërtimin e zonës e re zhvillimore, pjesë e saj ✅ 7 pallate me plot 300 apartamente banimi si dhe 100 njësi shërbimi për familjet që humbën strehën nga tërmeti.

Investimet janë të prekshme, vëmendja e shtuar e qeverisë dhe puna e Bashkisë do të jetë vijuese, sinkron me kërkesat e qytetarëve dhe gjithë detyrimeve që kemi ndaj tyre.

Diferenca është e madhe:

Kur qeveriseim ne, qytetet NDËRTOHEN,

kur qeverisin ata, qytetet PUSHTOHEN!

#PërShqipërinëqëDuam🇦🇱

#PsQarkuTiranë💜

https://www.facebook.com/espiropali/videos/364905577847861/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat