Elita Rudi dedikim emocionues bashkëshortit dhe djalit

Moderatorja e njohur kosovare, Elita Rudi, është e martuar me reperin e njohur Gjiko dhe  të dy janë  prindërit më të rinj në showbizzin shqiptar.

Elita dhe Gjiko janë shumë aktivë në rrjetet e tyre sociale duke ndarë foto dhe video të ndryshme, si nga jeta profesionale po ashtu dhe nga ajo private.

Së fundmi, Elita ka postuar  në rrjetin social instagram, një foto  ku shihet reperi së bashku me djalin e tyre Zërin të cilët janë duke fjetur së bashku.

“Tek bashkëshorti im shoh dashurinë e vërtetë, tek djali im dashurinë e pastër”- shkruan Elita në postimin e saj në instastory. /real-news.tv/