21.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Elon Musk kërcënohet me jetë nga forcat ruse?

Elon Musk është kërcënuar nga kreu i agjencisë ruse të hapësirës për përpjekjet e tij për t’i ofruar Ukrainës shërbimin e internetit. Musk ka përdorur “Starlink”, një grup prej më shumë se 2000 satelitësh në orbitën e Tokës për të transmetuar lidhjet e internetit anembanë botës.

Shërbimi ka një prani të madhe në Ukrainë, i prezantuar me qëllimin e qartë për ta mbajtur vendin online në mes të pushtimit të vazhdueshëm Rus. Miliarderi tha se ata kishin “rezistuar ndaj përpjekjeve të hakerave dhe bllokimit” nga rusët në prill dhe po fokusonin përpjekjet e “SpaceX’ në kurriz të projekteve të tjera.

Musk postoi në Twitter informacionin e dhënë nga Dmitry Rogozin, kreu i agjencisë Ruse të hapësirës “Roscosmos”, për mediat ruse të dielën mbrëma. Rogozin e postoi vetë deklaratën në Telegram.

Rogozin i cili vetëm dje mburrej se Rusia mund të shkatërrojë të gjitha vendet e NATO-s për gjysmë ore akuzon Musk se ka ndihmuar duke i dhënë pajisje “Starlink’ si dhe degëve të ushtrisë ukrainase.

Elon më pas shkroi: “Nëse vdes në rrethana misterioze, ishte kënaqësi që ju njoha”.

Shumë nga fansat e Musk iu përgjigjën mesazhit, duke përfshirë edhe nënën e tij, Maye Musk.

“Kjo nuk është për të qeshur,” shkroi ajo teksa mori një përgjigje nga Elon duke thënë se do bënte më të mirën të mos vdiste.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat