fbpx

Elon Musk njeriu i dytë më i pasur në botë, ja kush e mban vendin e parë

elon.jpg

Kreu i Tesla kishte rritur dje pasurinë e tij në $127.9 miliardë pas rritjes rekord të vlerës së aksioneve të makinave të tij elektrike, njoftonte agjencia Bloomberg Billionaires e cila gjurmon ecurinë e 500 njerëzve më të pasur të botës.

Për rreth dy orë Musk ishte mbi Bill Gates në indeksin e milionerëve, kur pasuria e kreut të Microsoft llogaritej në $127.7 miliardë.

Leximet e sotme të indeksit Bloomberg i vendosnin të dy në barazim me $128 miliardë secili.

Pasuria e Musk është e lidhur drejtpërdrejt me fatin e Tesla, në të cilën raportohet se zotëron 20%, të aksioneve sipas Bloomberg.

Në vitin 2020, aksionet e Tesla janë rritur në 524%. Aktualisht kreu i rrjetit Amazon, Jeff Bezos mbetet më i pasuri në botë me $182 miliardë. / Real-News.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303