Elton Ilirjani tregon politikanët që e kanë ngacmuar, ja fiksimi me Fatos Nanon

Sipërmarrësi i njohur shqiptar, pjesë e komunitetit gay, Elton Ilirjani, ka dhënë sot një intervistë ku ka folur për jetën personale.

Ai ka zbuluar edhe ngacmimet që i vijnë nga personalitete edhe të politikës shqiptare.

“Ngacmime kam patur pafund. Kam patur nga persona të njohur të showbiz-it, këngëtarë, aktorë, regjisorë, ka Shqipëria plot, por edhe politikanë. Për mendimin tim ata janë më të papranueshimit, sepse të hapin probleme. Shqiptari kur ka pushtet, bëhet edhe më i keq dhe unë asnjëherë s’kam ndërmend të lidhem me politikanë,” tha ai, “duke theksuar më pas se me termin politikanë, u referohet atyre që jo domosdoshmërisht janë në pozitat më të larta”, sqaroi ai.

Sa i përket të preferuarit të tij, Eltoni veçoi Fatos Nanon si të vetmin politikan që jo vetëm nuk do e refuzonte, por do të ishte i gatshëm ta “gjuante” edhe vetë i pari.

“Fatos Nano është një personazh shumë karizmatik. Fatkeqësisht nuk i ka aspak qejf meshkujt, por nëse do i kishte, unë do e kisha gjuajtur vetë i pari. Për këtë të jesh e sigurt”, përfundoi ai.