Elvana apo Rihanna?

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata nuk po ndalet nga sukseset njëri pas tjetrit.

Pas projekteve muzikore dhe filmit të fundit Elvana duket se është duke përgatitur dicka të re.

Duke qenë aktive në rrjetet sociale ajo na tregoi se është duke xhiruar si dhe një pjesë të look-ut të saj si duket.

Elvana ka zgjedhur një aksesor i cili ja bën vërtet të vecantë pamjen, një pal syze të kuqe të cilat kanë formën e flakëve.

Nuk është hera e parë që i shohim pasi të njëjtin stil e kemi parë edhe tek këngëtarja e famshme Rihanna.

Të famshmit sjellin gjithmonë ide të reja në trendet e fundit të modës dhe nuk është  çudi që këto syze të kthehen në trend. /real-news.tv