Elvana Gjata feston ditëlindjen e saj të 32-të

Këngëtarja e njohur, Elvana Gjata ka festuar mbrëmjen e djeshme ditëlindjen e saj të 32-të.

Elvana ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një video-kolazh me këngët e albumit të saj “3”, duke shkruar krahas tyre:

“Si sot një vit më parë. Gëzuar ditëlindjen “3”! Faleminderit Pirro për muzikën që më dhurove e që nuk të shteron kurrë! Faleminderit Darko për punën e shkëlqyer në këtë projekt!”- shkruan këngëtarja.

Ajo gjithashtu ka postuar edhe në Instastory prapaskenat e krijimit të këngëve ndërkohë që ka qenë krahas Pirro Çakos.

Nuk kanë munguar as komentet e kolegëve të cilët nuk kanë ngurur ta urojnë dhe ta përkrahin Elvanën./real-news.tv