Elvana Gjata “thyen heshtjen” me ‘armën’ e saj më të mirë

Screenshot_56.png

Për herë të parë, këngëtarja Elvana Gjata nuk ka reklamuar në rrjetet sociale, projektin e saj më të fundit. Një bashkëpunim me Poo Bear, kënga e saj më e re në anglisht “Shade”, me të cilin jemi njohur pasi Poo Bear e ka publikuar në kanalin e tij zyrtar në Youtube. Heshtja e Elvana Gjatës është e kuptueshme, pasi kujtojmë se ajo është thirrur nga policia shqiptare për të dëshmuar për një vrasje të ndodhur para dy javësh në zonën e ish-bllokut.

Si asnjëherë tjetër Elvana nuk ka publikuar asgjë për këngën e re në rrjetet e saj sociale dhe nuk është prononcuar ne asnjë vend për detajet e këtij projekti.

Kënga ka dale në Youtube ditën e djeshme dhe Elvana duket e mrekullueshme në këtë klip me tre paraqitje te ndryshme ku shfaqet shumë sensuale dhe tërheqëse.

Më 5 tetor, në një lokal në ish-bllok mbeti i vrarë Fabjan Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë, ngjarje në të cilën u përfshi edhe i dashuri i Elvanës, Ervin Mata, tashmë i shpallur në kërkim nga policia. Pas ngjarjes këngëtarja ka udhëtuar jashtë Shqipërisë, dhe policia kërkon paraqitjen e saj të detyrueshme për të dhënë dëshmi mbi rrethanat e kësaj ngjarje.

Këngëtarja duket se ka gjetur mënyrën më provokuese për të thyer heshtjen.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303