Elvis Naçi tregon shifrën e jashtëzakonshme që mbledh, ja objektivi madhor

Drejtuesi i fondacionit Firdeus, Elvis Naçi, ka marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit, ku ka thënë se deri në fund mund të arrijë që të grumbullojë 10 milionë Euro.

Naçi tha se fondacionet lekët e tyre do i shpenzojnë vet dhe gjithçka do të jetë transparencë, pasi banorët në Thumanë kërkojnë banesat e tyre sa më shpejt. “Fondi i mbledhur nga donacionet do menaxhohet nga vetë ata. Por, ne do bëjmë transparencën maksimale të mundshme. Aktualisht fondacioni “Firdeus” ka arritur në kuotën 6 milionë euro, dhe mendohet të shkojmë drejt 10 milionë euro. Dje isha në Thumanë dhe ata më thonin pse nuk po filloni. Ne sot morëm sinjalin e parë se mund të ndërtojmë banesat individuale. Prandaj, edhe për banorët e Thumanës, për të cilët është mbledhur buxheti, ne pasi të bëhet projekti i madh do kemi dëshirë të ndërhyjmë në blloqe pallatesh, pasi kemi shumë firma ndërtimi jashtë vendit që nuk kanë para cash, por duan të japin kontributin e tyre. Ndaj, ne nuk kemi pse t’i përjashtojmë, por ato le të japin ndihmesën e tyre”, u shpreh Elvis Naçi.