Emigrantët i presin rrugën Ramës: ‘O mashtrues, o mafioz’. Shokohet Kryeministri

Kreu i qeverisë është shokuar teksa po zbriste nga makina e tij për të hyrë në hotel, në Londër, është pritur me protesta nga emigrantët shqiptarë të cilët thërrisnin ‘’O mashtrues, o mafioz”. Edi Rama ka shkuar në Londër për të mbajtur një takim me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Rama shihet i suprizuar teksa zbret nga makina e tij për të hyrë në hotelin ku do të mbahet takimi me kryeministrat e Maqedonisë dhe të Serbisë.

Dhjetra emigrantë shqiptarë kanë vijuar me thirrjet e tyre: Albanian mafia, Rama ik, Rama hajde poshtë se po të presim, legen, tradhëtar!

Në një komunikim me Faxweb.al një prej protestuesve shprehet se ata do të qëndrojnë aty deri në daljen e Ramës, pasi emigrantët në Angli ndihen të zhgënjyer nga qeverisja shqiptare, dhe nga publikimi i audiopërgjimeve, që kanë njollosur imazhin e vendit.