Emigrantët meksikanë, ushtarët të paarmatosur

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA James Mattis ka thënë se policia ushtarake në kufirin me Meksikën do të jetë e paarmatosur dhe nuk do të ketë pushtetin për të kryer arrestime.

“Ata nuk kanë armë në duart e tyre, nuk ka element të armatosur,” tha Mattis për gazetarët.

Ai shtoi se vendosja ushtarake përgjatë kufirit meksikan është bërë për të mbrojtur zyrtarët e kufirit nga kërcënimet e mundshme. Karvani me pothuajse 3,000 emigrantë të Amerikës Qendrore ka ardhur në qytetin kufitar meksikan të Tijuanë. Ata thonë se po ikin nga varfëria dhe dhuna në vendet e tyre në Honduras, Guatemala dhe El Salvadori.

Por Presidenti Donald Trump ka përshkruar karvanin e emigrantëve që shpresojnë të hyjnë në SHBA si një “pushtim” dhe ka vendosur rreth 5.800 trupa në kufirin jugor për ta “blinduar” atë.

Mattis u tha gazetarëve se Departamenti i Sigurisë Kombëtare nuk kishte kërkuar që trupat të përdorin “forcën vdekjeprurëse”, duke shtuar:

“Relax, mos u shqetësoni për këtë.” Ai tha se trupat, të armatosur me shkopinj dhe mburoja, mund t’u jepet pushtet për të ndaluar përkohësisht emigrantët për “minuta, madje as orë”, por jo autoritetin për t’i arrestuar ata.

“Nëse dikush sulmon një patrullues kufitar dhe nëse gjendemi në pozicionin për të bërë diçka për atë, sigurisht që do t’i ndalim ata nga ushtrimi i dhunës dhe do t’i dorëzojmë më pas te patrulluesit kufitarë, të cilët kanë edhe tagrin për t’i arrestuar”, tha Mattis.
Më parë këtë javë, një gjykatës federal i SHBA bllokoi një urdhër të lëshuar nga zoti Trump për të mohuar mundësinë e azilit për migrantët që kalonin ilegalisht kufirin jugor.

Lër një koment