28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Kufiri Meksikë-SHBA, humb jetën një tjetër fëmijë

spot_img

Një tjetër fëmijë 8-vjeçar, një djalë nga Guatemala, ka ndërruar jetë në një nga mjediset e paraburgimit të Agjencisë për Mbrojtjen e Kufirit dhe Doganat. Ky është fëmija i dytë nga Guatemala që ndërron jetë në këto mjedise brenda këtij muaji.

Djali, i cili ishte burgosur së bashku me të atin e tij, humbi jetën pak pas mesnate në Qendrën Mjekësore Rajonale “Gerald Champion”, në Alamogordo të New Mexicos, rreth 145 km në veri të pikëkalimit kufitar në El Paso të Teksasit.

Ai ishte dërguar në spital mëngjesin e së hënës, pasi një agjent kufitar kishte vënë re simptoma sëmundjeje, ndërsa stafi mjekësor fillimisht e diagnostikoi atë me të ftohtin e zakonshëm, por më pas e ndërruan atë në gjendje gripale.

“Djali u mbajt edhe për 90 minuta të tjera nën mbikëqyrje, e më pas u nxor nga spitali pasditen e 24 dhjetorit, shoqëruar me recetën për të marrë mjekim”, thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga agjencia kufitare amerikane dhe e doganave.

“Por, pasditen e së hënës, djali kishte sërish shqetësime dhe u dërgua sërish në spital për t’u rivlerësuar gjendja e tij. Ai ndërroi jetë vetëm pak orë më vonë”, thuhet më tej në raport.

Shkaku zyrtar i vdekjes së tij mbetet ende mister, por po zhvillohen të gjitha hetimet e mundshme e pritet të jepen detaje në vijim. Qeveria e Guatemalës ndërkohë është njoftuar nga pala amerikane, e sigurisht është në kontakte me babain dhe familjarët e tjerë të fëmijës./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat