fbpx

Emigrantët shqiptarë ‘marrin në qafë’ gjyshen britanike, 53-vjeçarja në burg pasi…

gjyshja.jpg

Një gjyshe britanike do të kalojë Krishtlindjet në burg, pasi akuzohet se ka dashur të trafikojë tre emigrantë shqiptarë nga Franca në Britaninë e Madhe.

Jackie Uillis u kap me tre emigrantë shqiptarë në makinën e saj, të cilët i kishte marrë nga qyteti i Calais në Francë dhe po i kalonte përmes euro-tunelit. Uillis 53 vjeçe, një menaxhere hoteli në Angli, por ajo nuk i rezistoi tundimit për të marrë disa paund më shumë nga shqiptarët.

Sipas medieve britanike, ajo shfaqi pendesë në gjyq, ndërsa u dënua me 6 muaj heqje lirie. Avokati i saj deklaroi se është e trishtueshme që 53-vjeçarja të kalojë Krishtlindjet e festat e fundvitit në qeli dhe larg familjes së saj. “Ajo ka një punë të mirë, por u tundua nga disa para që mori nga trafikantë të qenieve njerëzore, 300 paund. Ajo është penduar për fajin që ka bërë”, deklaroi avokati

Uillis mund të ishte dënuar deri në 10 vjet, pasi ligji për trafik të emigrantëve parashikon një dënim të tillë, por për shkak të lehtësirave të rastit mori një dënim me vetëm 6 muaj.

Ajo do ta kryejë dënimin e saj në një burg në Lilë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303