Emigrantët të vendosur për të kaluar kufirin amerikan

migrants-at-US-border.jpg

Karvani i emigrantëve të Amerikës Qendrore po përballet me një situatë të dëshpëruar, në kufirin e SHBA, ku mori një mirëseardhje të ftohtë dhe një paralajmërim se gjasat e tyre për të hyrë në Shtetet e Bashkuara ishin “pothuajse zero”.

Pasi kaluan më shumë se një muaj duke udhëtuar 4,300 kilometra në qytetin kufitar meksikan të Tijuanës, duke ecur, mijëra emigrantë u përballën me realitetin e zymtë që ëndrra e tyre amerikane ishte po aq e paprekshme sa në fillim kur ata nisën udhëtimin e tyre.

Osman Bueso, një 28-vjeçar nga Hondurasi, i cili ishte ndër të parët që arriti në kufi, tha se nuk kishte ndërmend të priste muaj apo vite për të kërkuar azil në SHBA dhe se ishte gati të përpiqej të kalonte kufirin, siç bënë emigrantët kur hynë në Meksikë nga Guatemala më 19 tetor.

Nuk do të shkojë dëm gjithçka që kam kaluar për të arritur këtu. Kam qenë në rrugë për 35 ditë për të arritur këtu. Nuk kemi frikë. Jemi të gatshëm për të vdekur. Kur jeton në varfëri dhe dhunë, është më mirë të vdisësh se sa të jetosh”-u shpreh emigranti.

Përtej kufirit, Presidenti i SHBA Donald Trump ka vendosur rreth 6,000 trupa ushtarake për të penguar atë që ai e quajti një “pushtim” nga një grup “banditësh” dhe “kriminelësh”.

Megjithatë, masat e marra nuk i kanë ndaluar emigrantët. Më shumë se 3,200 kanë mbërritur në Tijuanë, sipas autoriteteve, me rreth 2,000 të tjerë rrugës.

Dhe ky është vetëm karavani i parë. Në total, rreth 8,000 emigrantë po kalojnë Meksikën në disa karvanë, sipas ministrisë së brendëshme meksikane.

scroll to top