fbpx

Emigranti kthehet në atdhe dhe bën gjestin e veçantë në Muzeun e Krujës

Screenshot_5.jpg

Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës, ka publikuar një video mjaft interesante të një emigranti shqiptar që prej vitesh jeton në Itali, i cili ka pastruar vullnetarisht muzeun.

Kastriot Shkreli, nga fshati Derven, ka emigruar në Itali që nga viti 1993 ku edhe punon me pastrime kimike. Sipas tij, gjatë një vizite në muze atij i ka ardhur edhe ideja për të bërë një pastrim kimik të shkallëve të muzeut dhe pasi leja i është aprovuar, ai ka vijuar me punën.

Për 3 ditë me radhë ai realizoi, pastrimin e shkallëve dhe gurëve përreth Muzeut, duke siguruar gjithçka personalisht punën, pajisjet, solucionet si edhe kohën e tij.

SHIKONI KETU VIDEON

“Ishte një kënaqësi për mua që Muzeu pranoi të bëhej diçka e tillë,dhe u realizua. Eshtë një gjest i vogël,por gjestet as nuk blihen,as nuk shiten .E kemi bërë me gjithë zemër. Përshëndesim gjithë popullin e Krujës” – thotë Kastriot Shkreli.

Muzeu Gjergj Kastrioti Skënderbeu i shpreh mirënjohjen Kastriotit, për gjestin fisnik dhe kontributin, të cilët marrin vlera më të mëdha në këtë “Vit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *