‘Emigrimi nuk është zgjidhje’/ Basha i bën kërkesën e fortë të rinjve në Kukës

Nga Kukësi kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar, ndërsa qeveria sipas tij I ka lënë në harresë dhe i ka varfëruar.

Sipas Bashës, emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta ndërsa shton se e ka gjetur qytetin me shpresën dhe vendosmërinë për ta ndryshuar realitetin.

“Në Kukësin e varfëruar e të harruar nga qeveria, të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar, mundësi për të jetuar, mundësi për të zgjedhur. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta. Megjithatë i gjeta me zemrat plot me shpresë dhe me vendosmëri frymëzuese për ta ndryshuar këtë realitet, një orë e më parë. Falemnderit të rinjve dhe të rejave të Kukësit për mikpritjen prekëse, për bisedat dhe për frymëzimin që jeni dhe përcillni! #PotëDëgjoj, shkruan Basha.