33.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Emiliano Sala u varros në qytetin e lindjes në Argjentinë

spot_img

Futbollisti i Cardiff, Emiliano Sala, i cili humbi jetën pasi avioni i tij u rrëzua në Kanalin anglez, është përcjellë për në banesën e fundit.

Familja, të afërm, miq dhe fansa nderuan për herë të fundit sulmuesin e qytetit Cardiff, Emiliano Sala, në Argjentinë.

28-vjeçari humbi jetën kur avioni në të cilin ishte në pilot, David Ibbotson, u rrëzua në Kanalin Anglez gjatë rrugës nga Nantes në Cardiff më 21 janar.

Homazhe u mbajtën në sallën e klubit ku Sala luajti në qytetin e tij të lindjes të Progresos.

Ndër ata që morën pjesë në homazhe dhe më pas në funeral, ishte dhe menaxheri i skuadrës së Cardiff-it, Neil Warnock.

“Do të doja të gjeja një person përgjegjës … dikush që të më thotë:” kjo ka ndodhur për këtë shkak”, por, duket se ishte vetëm një aksident”, tha halla e Sala, Mirta Taffarel.

Trupi i Sala u nxorr nga mbetjet e avionit në fund të detit javën e kaluar, dhe ditën e premte u soll në Argjentinë.

Më pas, trupi i sulmuesit 28-vjeçar u dërgua në Santa Fe ku Sala u rrit.

Fansa të shumtë morën pjesë në homazhet që u mbajtën në nderim të futbollistit. Me banderola të shumta dhe me lot në sy fansat u shprehën: Qyteti ka qenë në zi që prej 21 janarit’./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat