fbpx

Emiljano Shullazi do të rrijë në qeli, gjykata nuk i pranon kërkesën

Screenshot_1-44.jpg

Me lirimin e disa prej anëtarëve të rrezikshëm të Bandës së Durrësit, edhe Emiljano Shullazi tentoi ta përfitojë lirinë duke i dërguar një kërkesë gjykatës.

Këtë të martë gjykata e posaçme e Apelit e rrëzoi kërkesën e Shullazit për të shuar masën e sigurisë me burg, një kërkesë e cila u ngrit nga Shullazi teksa dosja e tij kaloi nga Krimet e Rënda në gjykatën kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar (institucioni që zëvendësoi gjykatën e krimeve të rënda).

Kërkesa u paraqit ditën e djeshme nga avokatët mbrojtjës të Emiljano Shullazit, ndërsa këtë të martë në seancë gjyqësore, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), depozitoi një shkresë ku legjitimon gjyqtarët Artur Kalaja, Etleva Temo dhe Albana Boksi për të gjykuar procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303