fbpx

Emina Cunmulaj bëhet nënë për herë të tretë, zbulon gjininë dhe emrin e veçantë të bebit

640-0-5bc25b924d5a2.png

Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj dhe multimilioneri iranian, Sam Nazarian, janë bërë prindër për herë të tretë. Pas dy vajzash, çifti janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Shá Yosef.Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Emina përmes një foto të publikuar në Instagram, ku shfaqet me të birin e porsalindur në krahë në spital.Ajo shprehet shumë e emocionuar dhe thotë se zemra e saj tashmë është e mbushur.

“Djali im është këtu

Shá Yosef Nazarian

Zemra ime është e mbushur

Njeriu im i vogël, ti tashmë më ke mësuar kaq shumë gjëra dhe ishe pacienti numër një.

Më mësove që në jetë asgjë nuk vjen kur e dëshiron, por më shumë kur është e destinuar të vijë në rrugën tuaj.

Faleminderit për këtë mësim dhe për shumë të tjerë që do të vijnë”, ka shkruar Emina krahas fotos.

Kujtojmë që çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në maj të 2015-s, në një ceremoni luksoze në Meksikë.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303