15.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Emisioni STOP publikon skandalin me blerjen e votave: “Pazare” edhe gjatë numërimit, sa Lekë u ble vota? Kujt ju shitën?

spot_img

Emisioni Stop ka dalë pak më parë me një njoftim ku ka paralajmëruar në orën 20:10 transmetimin e pamjeve të blerjes së votës.

Njoftimi:

Kamera e Stop/ Ku dhe sa u ble vota e 25 prillit? Plotësim votash edhe në numërim.

Emisioni “Stop” tregon sonte me zë dhe figurë, mënyrën, sesi u ble vota për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Kamera e fshehtë e “Stop” tregon, sesa u ble një votë e sigurtë dhe kush e bleu votën e shqiptarëve për llogari të kujt? Këto janë disa nga pyetjet, që do të marrin përgjigje në emisionin e sotëm “Stop”.

Jo vetëm kaq, por duket se “pazaret” kanë vijuar edhe gjatë procesit të numërimit. Në një nga qarqet e Shqipërisë, fletët e votimit vazhdojnë të plotësohen edhe gjatë numërimit, nën hundën dhe në paqe të plotë mes anëtarëve të grupeve të numërimit.

Për më mësuar më shumë mbi këto skandale të zgjedhjeve në disa zona të vendit, mos e humbisni emisionin “Stop” në Tvklan, sonte në orën 20.10 minuta.

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat