Emocionuese! Mjeku Pipero merr buqetën me lule, nuk mungon mirënjohja e qytetarëve

pipero-2-600x360.jpg

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero është një nga personazhet më aktive në vend për shkak edhe të pozicionit që mban dhe ku situata e krijuar me koronavirusin ka nevojë për informacione të herë pas hershme të tij.

Pipero vijon punën pandërprerë në Spitalin Infektiv të Tiranës ndaj pacientëve me COVID-19 ndërsa është e kuptueshme se në raste të tilla nuk mungon as mirënjohja e njerëzve që iu ka ardhur në ndihmë.

Ka ndodhur sot në ditë me shi teksa Pipero ka dalë nga Infektivi me veshjen e posçme kundër depërtimit të virusit teksa është parë që lëviz me një çadër dhe një buqetë lulesh në duar.

Me shumë gjasë lulet i janë dhuruar mjekut të njohur nga ndonjë pacient, ish-pacient apo i afërm i dikujt të tillë ndërsa duhet vlerësuar fakti se qytetari që ka bërë gjestin në fjalë është treguar mirënjohës ndaj bluzave të bardha.

scroll to top