Emocionuese/ Xhudistja Distria Krasniqi rrëmben medaljen e artë

hesh-634x405.png

Një tjetër medalje e artë shkon në Kosovë pasi xhudistja Distria Krasniqi ka shkëlqyer në Grand Slam-in e Parisit në kategorinë -52 kilogramë.

Ajo mposhti në finale xhudistin italiane Giuffrida Odetta. Krasniqi e fitoi me anë të një “Ëassari”, duke e rrëzuar kundërshtaren.

Krasniqi vinte në këtë Grand Slam pas një medaljeje të artë në Qingdao Masters në dhjetor të vitit të shkuar. Kjo është medalja e parë e saj në një Grand Slam.

Në lidhje me fitoren e saj ka reaguar dhe presidenti Hashim Thaçi i cili ka shkruar se triumfi i Krasniqit ishte “i pritur, sepse Kosova i ka xhudistet më të suksesshme në botë”. Me medalje nga Parisi ka dalë dhe xhudistja Nora Gjakova. Ajo ka marrë medaljen e bronxit në kategorinë 57 kg.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303