EMRAT/ Aksident i rëndë në Shkodër – Koplik, plagosen 4 persona

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2-1.jpg

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër – Koplik. Sipas një njoftimi që vjen nga policia janë plagosur 4 persona, të cila janë dërguar për kurim në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Të plagosur nga aksidenti kanë mbetur Sylë Palnikaj, Katrinë Palnikaj, Petrit Leka dhe Marije Leka. Mësohet se Marije Leka është në gjendje më të rëndë shëndetësore, pasi ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Njofimi i policisë:

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 05.12.2019, ora 17:50, në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur fshati Shtoj Vjetër, janë përplasur, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin  S. P. 63 vjeç, dhe pasagjere K. P. 56 vjeçe,  banues në L. 3 Heronjtë,  me mjetin tip “Kamion” me drejtues shtetasin me P. L. 21 vjeç, dhe pasagjere M. L. 63 vjeçe,  banues në L. Guerrile, Shkodër

Për pasojë janë demtuar të 4 shtetasit dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër.

Po kryhen veprimet me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303