Emrat/ Arrestohen 8 shqiptarë në Itali, pjesë e një bande trafikantësh

Një bandë trafikimi lëndësh narkotike është shkatërruar në Itali ditën e sotme, ndërkohë që 8 shqiptarë janë vënë në pranga nga 10 gjithsej.

Përveç shqiptarëve janë arrestuar edhe një italian dhe një rumun.

Sipas policisë italiane ndalimi dhe më pas arrestimi i trafikantëve është bërë pas lëshimit të urdhrit nga Gjykata e Varezës. Ndaj grupit tashmë të arrestuar rëndon akuzat e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si heroinë, kokainë, por edhe marijuanë.

Shqiptarët e arrestuar janë Kastriot Mehmeti (37 vjeç), Leonard Kalaj (38 vjeç), Pllumb Delaj (40 vjeç), Ilir Aliu (44 vjeç), nipin e tij Xhuliano Aliu (26 vjeç), Ina Çela (24 vjeçe), ndërsa identiteti i dy të tjerëve nuk bëhet me dije.

Lër një koment