fbpx

(EMRAT) Vakancat në Kushtetuese, KED mblidhet të hënën për të shqyrtuar kandidatët e Presidentit dhe Kuvendit

gjk-1.jpg

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet ditën e hënë, datë 23.11.2020, ora 11.00 për të shqyrtuar 7 kandidatura për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga ana e Presidentit të Republikës dhe 2 kandidatura të shpallura nga Kuvendi i Shqipërisë.

NJOFTIM PËR MEDIAN NGA GJYKATA E LARTE

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, thërret mbledhjen e tij të radhës ditën e hënë, datë 23.11.2020, ora 11.00, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes të KED-së të datës 02.11.2020.
  2. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatëtpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019:

– Eugen Papandile.

– Zhaklina Peto.

  1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatëtpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020:

– Aleksandër Toma.

– Altin Binaj.

– Eugen Papandile.

– Ilir Haznedari.

– Orkida Totojani.

  1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatëtpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020:

– Altin Binaj.

– Ilir Haznedari.

  1. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.

Në kuadër të masave shtesë të për të parandaluar përhapjen e COVID-19, të miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e datës 17.11.2020, sipas të cilave ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, nga të ftuarit është kërkuar që, për të siguruar respektimin e këtyre masave, gjatë zhvillimet të mbledhjeve të KED-së të marrë pjesë vetem nga një përfaqësues nga secili institucion.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303