21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

TË FUNDIT

EMRI / Humb jetën në aksident 53-vjeçari shqiptar në Itali, baba i dy fëmijëve

spot_img

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 53-vjeçari shqiptar në Moncalvo në një zonë të quajtur Valle San Giovanni.

Sipas mediave italiane viktimë e këtij aksidenti ka mbetur Telo Kurti, i cili po udhëtonte me një makinë tip ‘Fiat Punto’ kur u përplas me një makinë tjetër tip ‘Audi’.

Si pasojë e plagëve të shumta të marra shqiptari nuk ka mundur të shpëtojë dhe ndërroi jetë.

Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e të shtunës. Sipas policisë një prej makinave, ajo që vinte nga Casale po kthehej në kryqëzim, kur u përplas nga mjeti tjetër.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar.

Telo Kurti kishte shkuar në Itali në vitet 1990.

Ai ishte` murator dhe shumë i njohur në Ottiglio, ndërsa në Itali jetonte së bashku me gruan Ismeten dhe dy fëmijët, Fatimën dhe Andin. Sipas mediave vetëm një javë më parë, djali i të ndjerit kishte marrë nënshtetësinë italiane.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat