20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Emri i Maqedonisë, Kuvendi miraton nismën për ndryshimet kushtetuese

spot_img

Kuvendi i Maqedonisë miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë pasdites, sekretari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Igor Janushev tha se disa nga deputetët e opozitës ishin vënë nën presion që të mbështesnin nismën për hapjen e procedurës për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë. Sipas tij, deputetëve u janë ofruar shuma të majme parash për të votuar pro në Kuvend.

LSDM-ja përgënjeshtroi pretendimet e VMRO-DPMNE-së dhe paralajmëroi padi ndaj partisë më të madhe të opozitës, që ishte ankuar më herët për shantazhim dhe kërcënim ndaj deputetëve të saj dhe familjarëve të tyre.

“Do të parashtrojmë padi për gënjeshtrat e shpikura të VMRO-DPMNE-së. Shpikjet e tyre do të duhet t’i sqarojnë në gjykatë. Të nderuar media, ju jeni gjatë të gjithë ditës në Kuvend. Deputetët lëvizin dhe komunikojnë lirisht në Kuvend. VMRO-ja nuk zgjedh mjetet për të bllokuar ardhmërinë europiane të Maqedonisë. Ju apelojmë se Mickoski dhe Gruevski nuk do t’ia arrijnë qëllimit. Ata janë për krim, konflikt dhe robëri. Ne jemi për ardhmëri, prosperitet dhe ekonomi. Ju bëj thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së që të vendosin në bazë të vullnetit të tyre”, deklaroi Kostadin Kostandinov, deputet i LSDM-së.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat