fbpx

Emri i Presidentit, Taulant Balla: Duhet të jetë pjesë e një tryeze të përbashkët, nuk do marrim iniciativë emërimi pa konsultë me PD-në

taulant-balla-1-1-770x446-1-768x445.png

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për emrin e presidentit të Republikës, deklaroi se kjo çështje do të jetë pjesë e një tryeze të përbashkët.

Balla theksoi se PS nuk do të marrë iniciativë emërimi të kreut të shtetit pa konsultë me PD-në.

“PS synon të fitojë edhe mandatin e katërt dhe unë nuk e fsheh, për shkak se kemi ofertën më të mirë nga partitë e tjera. Mbështes Ramën, çështjen e zgjedhjes së presidentit ta kemi pjesë të një tryeze. PS ka emra brenda saj që mund të bëjnë shkëlqyer presidentin në çdo moment, Partisë Socialiste nuk i është dhënë mundësia që të ketë president. PS nuk do marrë iniciativë për emërimin e presidentit, pa konsultë me PD-në. Mendoj se çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri mund ta marrim në mënyrë më të përgjithshme”, tha Balla.

Taulant Balla vlerësoi figurën e kryetarit të parlamentit, Gramoz Ruçi, duke thënë se i jep nder postit të kreut të Kuvendit.

“Është hera e parë që një parti politike në Shqipëri merr mandat të tretë dhe pritshmëria e qytetarëve është e madhe. Jam shumë krenar që jemi një vend, ndër më të paktët të prekur nga Covid. Kemi edhe betejën e rindërtimit. Beteja u fitua, por sfidat janë përpara. Kemi bërë analizë të gjithë performancës sonë. Ne do të mbajmë përgjegjësi për çdo gjë, ne na duhet kohë që të veprojmë. Ruçi i ka dhënë dinjitet postit të kreut të Kuvendit. Ka një lajm të pavërtetë në lidhje me gazetarët. Mund të lejohen edhe qytetarët e jo më qytetarët, por problemi do marrë udhë, nëse mund të ketë ndonjë problem të vogël. Për t’u kthyer tek kreu i Kuvendit, Ruçi do të vazhdojë të jetë në krye të parlamentit shqiptar”, u shpreh Balla.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303