EMRI/ Një tjetër mësues ndërron jetë, humb betejën me COVID-19

0e988b50e86f6bce42163f00941b9ee4_L-700x433.jpg

Një tjetër mësues nuk ka mundur të fitoj betejën me COVID-19.

Gëzim Muskaj, ish-mësues i Edukimit Fizik  në shkollën “Petro Sota” në Fier ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Lajmi është bërë publik ditën e sotme nga vetë faqja zyrtare e shkollës në të cilën mësuesi kishte ushtruar detyrën.

Postimi, ndër të tjera thekson vlerat dhe emrin e mësuesit e i shpreh gjithashtu ngushëllimet familjarëve.

Kujtojmë që COVID-19 nuk ka kursyer as rradhët e mësuesve dhe as të mjekëve, e deri tani numërohen disa prej atyre që nuk ia kanë dalë.

Postim i plotë:

“Sot ne humbëm një mik, shok,një ish- koleg, një ish- mësues të nderuar dhe të respektuar, ndërsa familja Muskaj të shtrenjtin e tyre;Gëzim Muskaj! Ai do t’i mungojë familjes së tij, do t’i mungojë kolegëve, sepse vlerat dhe emri i tij ,janë të pazëvendësueshëm dhe ne të gjithë do ta kujtojmë plot respekt! I paharruar qoftë kujtimi dhe emri i tij! U prehtë në paqe!”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303