28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

EMRI/ Plagos veten me armë zjarri i riu në Rrogozhinë, dyshohet se…

spot_img

Një 30 vjeçar është plagosur me armë zjarri në Rrogozhinë.

Përmes një informacioni paraprak, policia njofton se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 21:10.

I plagosuri është identifikuar si August Hoxha, i cili dyshohet se, në gjendje të dehur është vetë plagosur me armë zjarri pa leje, në këmbë. Hoxha është dërguar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 26.04.2021, rreth orës 21:10, në Rrogozhinë, shtetasi A. H., 30 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, është vetë plagosur me armë zjarri në këmbë, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat