fbpx

Emri/ Plas arma në Shijak, ka të plagosur

Një tjetër ngjarje kriminale raportohet në vend. Një i ri është plagosur me armë zjarri në Shijak. I riu ka marrë plagë në këmbë. Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autorit. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli e po krihet zona.

“Më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, në Shijak, tek stadiumi, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Henri Isai, 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Shijak dhe të DVP Durrës po krehin zonën për kapjen e autorit”,